Monday, March 27, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home BOTA

SPECIALE/ MARADONA dhe zanafilla e mitit “Dora e Zotit”, historia E HARRUAR e një tjetër goli me dorë nga “Djali i Artë”

04.02
in BOTA, DOSSIER
Reading Time: 5 mins read
0 0
A A
0
SPECIALE/ MARADONA dhe zanafilla e mitit “Dora e Zotit”, historia E HARRUAR e një tjetër goli me dorë nga “Djali i Artë”
Share on FacebookShare on Twitter

Diego Armando Maradona nuk është penduar kurrë për ҫdo veprim dhe deklaratë të bërë brenda dhe jashtë fushe gjatë gjithë karrierës, kur sundoi botën e futbollit. Mjafton të shikosh ndeshjen e famshme ndaj Anglisë në Kupën e Botës së 1986 për të kuptuar se kush është “Djali i Artë” i futbollit.

Argjentinasi nuk pati kurrë frikë të kalonte kufirin midis të mirës dhe së keqes dhe këtë e bëri brenda një ndeshje të vetme. Midis “Dorës së Zotit” dhe “Golit të Shekullit” shumëkush arrin të kuptojë se ҫfarë ishte në gjendje të prodhonte njeriu që theu ҫdo parim të futbollit.

Nëse shënon gol me dorë, kjo nuk mund t’i falet as edhe një futbollisti, por Maradona bëri të paimagjinueshmen duke kthyer botën nga armiken e tij të përbetuar në spektatorin më të zjarrtë të tij spektakleve të tij. Nëse do të bëhej fjalë për një lojtar normal që shënon gol të parregullt me dorë, secili do ta sulmonte si futbollist jokorrekt, të pasinqertë. Por, ҫuditërisht për Maradonën parimi është krejt i kundërt. Vetëm duke thënë se goli që befasoi mbarë botën jo vetëm në 1986 por për dekada radhë “u shënua me vullnetin e dorës së Zotit” e vendosi Maradonën në krah të “ëngjëjve rebelë” të futbollit, ndaj të cilit ky veprim arrogant dhe i turpshëm mund të falej.

Megjithatë, historia e “Dorës së Zotit” nuk filloi në ҫerekfinalen historike të 1986. Maradona kishte nisur ta shkruante tregimin më të pazakontë dhe më të ҫuditshëm të futbollit një vit përpara se ai të bëhej futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Ndoshta, Pele e detyron të zbresë  nga froni.

Në 1985, Maradona ishte në prag të mbylljes së kapitullit të parë të tij në futbollin Italian. Napoli fitoi autoritet dhe rëndësi midis superfuqive të Serisë A që në sezonin e parë të Diegos, i cili donte të fshinte nga kujtesa të shkuarën torturuese te Barcelona ku dëmtimet e marra në dy sezone dhe urrejtja ndaj Athletic Bilbaos e detyruan të largohej përfundimisht nga Spanja.

12 maji i atij viti mbahet mend si data ky dy prej “mjeshtrave” të futbollit  Maradona dhe Zico magjepsën Italinë në sfidën e fundit të sezonit midis Udinezes dhe Napolit.

Rivaliteti personal midis tyre mbartte në vetvete disa arsye: të dy mbanin në shpinë numrin 10, të dy kapitenë të ekipeve respektive. Zico, i ashtëquajtur “Peleja i Bardhë”, dontë të largohej nga Italia me një kujtim të pashlyer: t’i tregonte Maradonës se ai ishte në lartësinë e tij.

Stadiumi “Fruilli” u kthye në një arenë “gladiatorësh”, ku Maradona dhe Zico morën përsipër gjithҫka për të fituar të vetëm atë ndeshje.

Maradona nuk e la rivalin brazilianin të nisë spektaklin i pari. Kampioni i Botës realizon gol spektakolar duke gjuajtur goditjen e dënimit me këmbën e majtë. Por, Zicos nuk i mungon klasi dhe cilësitë e rralla. Braziliani i kundërpërgjigjet Maradonës me goditje dënimi, e cila shkakton rrëmujë në zonë dhe njëri prej shokëve të tij përfiton dhe barazon ndeshjen.

Udineze  merr timonin e ndeshjes dhe “bombardon” me aksione radhazi portën e Napolit. Zico merr një tjetër goditje dënimi dhe në vend ta gjuajë vetë ia beson Luigi De Agostinit që godet me “vetëtimë” portën e Napolit. Tifozët vendas e kuptojnë se jo më kot i shpenzuan paratë për të kaluar një fundjavë të madhe.

Futbollistët e Udinezes nuk kanë mbaruar punë me Napolin dhe Maradonën, por argjentinasi dinak dhe djallëzor gjen mënyrën më të ҫmendur që të shpëtojë ekipin e tij nga humbja. Në minutën e 88-ë Napoli godet traversën e portës së Udinezes, topi kthehet pas dhe Maradona kërcen për të gjuajtur topin me kokë. Por për ҫudinë e të gjithëve, Diego e ka më të lehtë të shënojë me dorë. Për të shmangur dyshimin se kishte shënuar një gol të parregullt, Maradona vrapon si i ҫmendur dhe feston i lumtur me ekipin duke krijuar iluzionin se kishte vepruar drejt. Lojtarët e Udinezes i turren arbitrit anësor dhe i kërkojnë llogari për golin e Maradonës, që ishte qartësisht i pasaktë.

Zico e tërheq mënjanë Maradonën dhe i thotë: “N.q.s. je i sinqertë, shko te arbitri dhe thuaji që goli që shënove ishte i parregullt”.

Ndeshja Udineze-Napoli 2-2, 12 maj 1985 (Maradona shënoi në Itali gol me dorë)

Kryesori i takimit nuk pranon të ndryshojë vendim dhe e mbyll takimin me rezultatin 2-2. Pas takimit, ylli i Brazilit të famshëm të 1982 në Kupën e Botës në Spanjë “vjell vrer” ndaj gjytarit Pirandola dhe kolegëve të tij që kanë dëmtuar me vendimet e tyre Udinezen.

“Kam parë shumë gjëra të gabuara si kjo (goli me dorë i Maradonës) në futboll. Arbitri Pirandola dëmtoi Udinezen në ndeshjen me Comon dhe në takimin me Juventusin këtu. Kjo shkatërroi garën më të bukur të Udinezes në kampionat. Ndaj Napolit ne meritonim një fitore të madhe, por në minutën e fundit arbitri e lejoi Maradonën të shënonte me dorë. Mendoj se Udineze në vitet e fundit dhe në këtë ndeshje është ndëshkuar qëllimisht, për shumë gjëra që ne i kemi parë. Është e pamundur që të djersisësh ҫdo javë, të punosh fort dhe të luash të dielën me një arbitër të papërgjegjshëm”, shfryu Zico për mediat italiane pas ndeshjes.

Dënimi me 6 ndeshje pezullim nga Federata Italiane (FIGC) nuk i prishi fare punë yllit brazilian, i cili kishte përgatitur valixhet për t’u kthyer në atdhe, aty ku e donin të gjithë.

Maradona e shfrytëzoi këtë moment një vit më vonë në Meksikë, kur skandalizoi botën duke shënuar një gol të tillë. Për shumë vite, ai këmbënguli se goli ka qenë totalisht i rregullt.

Në fillim të viteve 2000, argjentinasi magjik pranoi se kishte shënuar me dorë ndaj Anglisë, madje duke pranuar njëkohësisht “fajin” dhe për golin me Udinezen.

“Nuk pendohem kurrë për golin që shënova me dorë ndaj Anglisë dhe, për më tepër, i kam shënuar një gol të tillë kur luaja me Napolin kundër Udinezes”, deklaronte publikisht Maradona.

Me pak fjalë, zanafilla e mitit të “Dorës së Zotit” nuk nisi në ndeshjen ҫerekfinale ndaj Anglisë në Kupën e Botës së 1986, por një vit më parë. Maradona kishte menduar që kulmin e njërës prej historive më të pabesueshme të futbollit ta shkruante në ndeshjen me Udinezen. Ai ishte i ndërgjegjshëm se si do ta priste bota “veprën” sa djallëzore aq edhe epike.

Por, karriera dhe madhështia e Maradonës nuk përqëndrohet dhe zbërthehet te këto dy gola. Ai regjistroi vepra të tjera të panumërta, aq sa e detyroi botën t’ia “falte këtë krim”.

Ndoshta, për të shkruar historinë dhe për të ndryshuar rrjedhën e jetës, njeriu duhet të thyejë shumë barriera, duhet të jetë i gatshëm dhe i pakursyer për t’iu kundërvënë ҫdo parimi konservator dhe të hekurt. Në 1985 ndaj Udinezes, ishte dita kur Maradona ndërmori fushatën për të nënshtruar botën dhe për ta bërë të fliste dhe të adhurohej pas tij. Nuk mjafton vetëm talenti dhe gjenialiteti për të fituar dashurinë e mbarë njerëzimit. Gjenialiteti nuk mund të shpërthejë nëse ҫmenduria nuk del në sipërfaqe. Prandaj Maradona do të jetojë si një njeri që sfidoi të natyrshmen dhe normalitetin për të treguar se ai dhe shumë të tjerë mund të arrijnë të mbinatyrshmen dhe të diktojnë drejtimin e fatit jo vetëm të ҫdo individi, por të gjithë njerëzimit./DARIO VELAJ/.

Previous Post

Firmosi në Suedi, Skënderbeu mesazh Alitit

Next Post

Formacionet Zyrtare/ Shansi i ”artë” për Lacion, dy shqiptarë në fushë

Të Lidhura

ZYRTARE/ 8 orë para ndeshjes Poloni-Shqipëri, UEFA “mbyll” stadiumin “PGE Narodowy” (ARSYEJA)
BOTA

ZYRTARE/ 8 orë para ndeshjes Poloni-Shqipëri, UEFA “mbyll” stadiumin “PGE Narodowy” (ARSYEJA)

27.03
Në Poloni u “tremben” djemve tanë, mediat: Ndeshje për “jetë a vdekje”, Shqipëria nuk lë hapësira
BOTA

Në Poloni u “tremben” djemve tanë, mediat: Ndeshje për “jetë a vdekje”, Shqipëria nuk lë hapësira

27.03
Kreu i Federatës së Brazilit nuk e fsheh më: Po, Carlo është i preferuari i lojtarëve dhe tifozëve
BOTA

Kreu i Federatës së Brazilit nuk e fsheh më: Po, Carlo është i preferuari i lojtarëve dhe tifozëve

27.03
Skandal në Maqedoninë e Veriut, ultrasit e skuadrave e kthejnë në arenë boksi përballjen mes tyre
BOTA

Skandal në Maqedoninë e Veriut, ultrasit e skuadrave e kthejnë në arenë boksi përballjen mes tyre

27.03
VIDEO/ Mori shiritin e kapitenit te Franca, fjalimi i MBAPPE është i jashtëzakonshëm: Bravo djema, kështu vazhdoni
BOTA

VIDEO/ Mori shiritin e kapitenit te Franca, fjalimi i MBAPPE është i jashtëzakonshëm: Bravo djema, kështu vazhdoni

27.03
Boston CELTICS të papërmbajtshëm, fitore të thelllë në NBA
BASKETBALL

Boston CELTICS të papërmbajtshëm, fitore të thelllë në NBA

27.03
Bëri gafën e madhe në ndeshjen derbi në Itali, arbitri vë duart në kokë me gabimin e tij
BOTA

Bëri gafën e madhe në ndeshjen derbi në Itali, arbitri vë duart në kokë me gabimin e tij

27.03
Lewandowski udhëheq sulmin ndaj kuqezinjve, ndryshime në radhët e polakëve (FORMACIONI I MUNDSHËM)
BOTA

Lewandowski udhëheq sulmin ndaj kuqezinjve, ndryshime në radhët e polakëve (FORMACIONI I MUNDSHËM)

27.03
Load More
Next Post
Thomas Strakosha largohet nga Lazio? “Gardiani” tregon objektivin dhe “sekretet” e skuadrës

Formacionet Zyrtare/ Shansi i ''artë'' për Lacion, dy shqiptarë në fushë











Të Fundit

Ndryshon axhenda e Superiores, shtyhet ndeshja e Bylisit dhe Partizanit

Vëmendja te kombëtarja, por FSHF-ja zbulon agjendën e javës 27 dhe 28. Orare të reja për sfidat

27.03
SPECIALE/ 10 arsye pse Shqipëria fiton sot në Poloni

SPECIALE/ 10 arsye pse Shqipëria fiton sot në Poloni

27.03
“Goditja ndaj Top Channel, akt terrorist”, drejtuesja e Newsport.al dënon sulmin ndaj medias dhe solidarizohet me kolegët

“Goditja ndaj Top Channel, akt terrorist”, drejtuesja e Newsport.al dënon sulmin ndaj medias dhe solidarizohet me kolegët

27.03
ZYRTARE/ 8 orë para ndeshjes Poloni-Shqipëri, UEFA “mbyll” stadiumin “PGE Narodowy” (ARSYEJA)

ZYRTARE/ 8 orë para ndeshjes Poloni-Shqipëri, UEFA “mbyll” stadiumin “PGE Narodowy” (ARSYEJA)

27.03
Në Poloni u “tremben” djemve tanë, mediat: Ndeshje për “jetë a vdekje”, Shqipëria nuk lë hapësira

Në Poloni u “tremben” djemve tanë, mediat: Ndeshje për “jetë a vdekje”, Shqipëria nuk lë hapësira

27.03
Kreu i Federatës së Brazilit nuk e fsheh më: Po, Carlo është i preferuari i lojtarëve dhe tifozëve

Kreu i Federatës së Brazilit nuk e fsheh më: Po, Carlo është i preferuari i lojtarëve dhe tifozëve

27.03
Ngjarja e rëndë në Top Channel/ Presidenti Duka: Organet e shtetit të zbardhin ngjarjen. Ngushëllime familjarëve të të ndjerit

Ngjarja e rëndë në Top Channel/ Presidenti Duka: Organet e shtetit të zbardhin ngjarjen. Ngushëllime familjarëve të të ndjerit

27.03
Skandal në Maqedoninë e Veriut, ultrasit e skuadrave e kthejnë në arenë boksi përballjen mes tyre

Skandal në Maqedoninë e Veriut, ultrasit e skuadrave e kthejnë në arenë boksi përballjen mes tyre

27.03

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Newsport.al

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Menu

  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In