Interi po mendon për trajnerin e ardhshëm. Ditët e fundit është folur për një rikthim të Jose Mourinhos në krye të zikaltërve. Portugezi ishte në Milano dhe mediatat italiane aluduan menjëherë se kishin kontaktet e parë mes tij dhe drejtuesve të Interit.
Por në Itali janë të bindur se trajneri i skuadrës do të jetë Antonio Konte. Tekniku italian do të marr drejtimin e skuadrës sezonin e ri dhe Spalleti do të largohet pas paraqitjeve negative në ndeshjet e fundit.