Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Sot vendoset për Ronaldon", Andrea Pirlo: Do luajmë me katër në mbrojtje, nuk kam lojtarë...

Shkruar nga NEWSPORT
"Sot vendoset për Ronaldon", Andrea Pirlo: Do luajmë me

Trajneri I Juventus, Andrea Pirlo ka dalë përpara mediave ku ka folur për ndeshjen e nesërme mes bardhezinjve dhe Barcelonës. Dueli I orës 21:00 vlen për grupet e Champions League, ndërsa tekniku italian është shprehur se dita e sotme do të jetë vendimtare për të mësuar rezultatet e Ronaldos në testin për Covid-19.

Pirlo duket se do të luaj me katër në mbrojtje, ndryshe nga ndeshjet e para në drejtim të bardhezinjve, kjo prej mungesave dhe dëmtimeve.

Ronaldo? Ne presim rezultatin e testeve sot në mbrëmje. Nëse është negativ do të shohim se çfarë do të bëjmë, tani gjithçka mbetet e hapur. Nuk do jetë e lehtë të luaj të gjithë ndeshjen por do të vlerësojmë situatën pas testit të Covid.

Mbrojtja? Chiellini sigurisht që nuk do të jetë, vuan një dëmtim. Për Bonuccin do të shohim pasi nuk është stërvitur me grupin prej problemeve fizike. De Ligt nuk ka marrë  "ok" e mjekëve. Zgjidhja e vetme për momentin është të luajmë me katër në mbrojtje pasi skema me tre nuk realizohet prej mungesave.

Messi? Ai dhe Ronaldo kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme për 15 vjet dhe ende janë në top formë. Duhet të ketë respekt të madh karshi të dyve, duhet që të trajtohen ndryshe.

Sulmi? Dybala dhe Morata kanë bërë mirë, vetëm goli ka munguar por jemi të kënaqur për mënyrën e lojës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga