Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Sormani e thotë hapur, skuadra nesër në fushë për tifozët...

Shkruar nga NEWSPORT
Sormani e thotë hapur, skuadra nesër në fushë për

Adolfo Sormani ka dalë në konferencë për shtyp teksa ka folur për ndeshjen e së nesërmes ku Partizani do të ndeshet kundër Krasnodarit. Italiani është koshient për vështirësinë e takimit dhe sipas tij vetëm një mrekulli mund ta kualifikonte skuadrën e tij. Tashmë objektivi i teknikut të Partizanit është përqëndruar për të fituar titullin kampion, ku së bashku me lojtarët e tij po punojnë intensivisht.

"Ndaj Krasnodarit sigurisht do të duhej një mrekulli të kualifikoheshim , por më shumë se të besojmë tek mrekullitë ne duhet të besojmë në forcën tonë, të punojmë fort pasi vetëm kështu mund të arrijmë gjëra positive. Nesër pres nga skuadra që të shfaqet në fushë si një skuadër e vërtetë dhe secili lojtar të luajë në shërbim të shokut të ekipit. Ndeshjen e nesërme dëshirojmë të tregojmë që jemi një skuadër dhe tifozët tanë të jenë krenar për skuadrën që mbështesin. Fakti është që luajmë ndaj një ekipi shumë cilësor , por shpresojmë që nesër të ruajmë ekuilibrat në fushë dhe të dhruojmë paraqitje positive siç edhe kemi bërë ndaj kundërshtarëve të tjerë në evropë. Përtej përfaqësimit në kupat e evropës synimi ynë është të rikthejmë titullin që i mungon prej 24 vitesh Partizanit . Ndiej keqardhje për largimin e Arapit pasi ishte një lojtar i cili ishte mësuar me trofe dhe taktikisht ishte tepër cilësor , Gjithsesi siç edhe e keni ndjekur merkato jonë nuk po bëhet duke afruar lojtar me shifra marramendëse , por çdo afrim është studiuar me kujdes nga stafi ynë", deklaroi Adolfo Sormani.

Kujtojmë që ndeshja e parë ndërmjet Krasnodarit dhe Partizanit ka përfunduar me rezultatin 4-0 dhe kualifikimi për të kuqtë është thuajse i pamundur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga