
Federiko Chiesa vazhdon të shkëlqej në kampionatin italian. Lojtari i Fiorentinës është kthyer në një objektiv merkato për shumë skuadra të mëdha në europë. Së fundmi në garë për shërbimet e tij është futur dhe Manchester United. Trajneri i ''djave të kuq'' Solskjaer e pëlqen shumë Chiesën dhe gjatë merkatos së verës pritet një ofertë për të.
Nga sa bëhet e ditur drejtuesit e skuadrës angleze janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro për të transferuar italianin në "Old Traford" sezonin e ri dhe për këtë arsye ka nisur kontaktet e para për të mposhtur konkurrencën e skuadrave të tjera.
Poll