Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Skuadra duhet të funksionojë si një familje”, De Rossi: Dua lojtarë që luftojnë si të çmendur edhe kur vijnë nga stoli

Shkruar nga NEWSPORT
“Skuadra duhet të funksionojë si një familje”, De

Roma do të luajë në transfertë ndaj Monzës, sfidë që do të luhet ditën e nesërme në orën 18:00. Skuadra e Daniele de Rossit do të synojë 3 pikët për të tentuar një vend në Champions League, teksa aktualisht janë 4 pikë më pak se Bologna e vendit të 4-të.

Para sfidës me Monzë, De Rossi ka theksuar se  skuadra duhet të funksionojë si një familje dhe tashmë atmosfera në dhomat e zhveshjes ka ndryshuar shumë nga periudha kur ishte Jose Mourinho.

 “Grupi? Lojtarët ma kanë treguar atmosferën, por unë nuk e zbuloj, dua thjesht të bëj detyrën time. Këtë kam bërë edhe si kapiten në kohën kur isha lojtar. Megjithatë, roli ndryshon pasi kur je kapiten je shok i të gjithëve ndërsa si trajner duhet të ulësh edhe lojtarë në stol. Jemi duke shkuar në drejtimin e duhur për t’u bërë familje. Lojtarët duhet të jenë të lumtur që të vijnë në stërvitje.

Ndryshim taktik për Dybalën? Nuk kam çfarë ndryshimi t’i bëj Dybalës, ai do të shënojë gola edhe sikur të luajmë me 5-5-0. Lukaku në dyshim? Këtu jemi të gjithë në dyshim, ashtu si edhe unë. Mua më pëlqen që kur futet lufton si i çmendur, edhe si lojtar nuk më pëlqenin lojtarët që nuk impenjoheshin kur vinin nga stoli”, ka përfunduar timonieri i verdhekuqve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga