Skënderbeu e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e tretë dhe larg paraqitjeve të viteve të fundit.
Kampionët e Superligës pritet të përforcohen në merkaton e janarit duke afruar futbollistë cilësorë për t’u ringritur edhe një herë.
Dy emrat e parë që po lakohen në rrjetet sociale si kandidatë për të veshur fanellën e Skënderbeut janë Vaggelis Platellas dhe Felipe Nunes.
I pari është 28 vjeç, me kombësi greke dhe luan si mesfushor me tipare sulmuese. I dyti është 26 vjeç me kombësi braziliane dhe aktivizohet si mesfushor. Të dy janë futbollistë të lirë.
Platellas ka luajtur së fundmi me AEK-n në Superligën e Greqisë, ndërsa Nunes me Bragantinon në Serinë B në Brazil.
Gjithsesi ende nuk ka asgjë të sigurt për sa u përket dy emrave të mësipërm dhe gjithçka do të mësohet në ditët në vijim.
Vaggelis Platellas
Roli: Mesfushor me tipare sulmuesë
Mosha: 28 vjeç
Kombësia: Greke
Felipe Nunes
Roli: Mesfushor
Mosha: 26 vjeç
Kombësia: Braziliane