Pas gjashtë vitesh radhazi në duart e Skënderbeut, trofeu i Superligës ndryshon destinacion. Kukësi u shpall kampion duke mposhtur 2-0 pikërisht skuadrën korçare në "Zeqir Ymeri".
Një sfidë që krijoi shumë polemika për sa i përket gjykimit, ndërsa presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj është i bindur se kampionët janë sërish lojtarët bardhekuq.
Përmes një statusi në Facebook, Takaj shkruan: "Krenarë për ju kampionë", ndërsa e shoqëron me një foto gjatë një ndeshjeje të Skënderbeut gjatë këtij sezoni.
Poll