
Marash Kumbulla do të jetë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen e sotme ndaj Udineses në orën 12:30. Qendërmbrojtësi shqiptar sëbashku me Rrahmanin janë rreshtuar titullar dhe do të kërkojnë një tjetër fitore pas asaj me Juventusin.
Ofertat për Kumbullën nuk kanë munguar, ndërsa janë të shumtat ekipet që e duan në skuadër. Sot prezent në stadium do të jetë disa skaut nga Interi për të ndjekur nga afër paraqitjen e tij. Mbrojtësi shqiptar do të monitorohet nga zikaltërit që e kërkojnë prej kohësh 20-vjeçarin. Beppe Marotta dhe Ausilio, dy drejtuesit e Interit kërkojnë të bëjnë një tjetër goditje "alla Skriniar" me Kumbullën dhe kanë nisur ta monitorijnë prej kohësh.
Poll