
Një ndër rivalitetet më të mëdha në historinë e Formula 1 është ai midis britanikut Lewis Hamilton dhe spanjollit Fernando Alonso. Të dy ishin shokë skuadre në vitin 2007 te skuderia e McLaren. Hamilton debutonte atë vit në Formula 1 ndërsa spanjolli vinte si 2 herë kampion bote me Renault.
Në një intervistë, ish-mekaniku i skuadrës britanike, Marc Priestley, zbuloi “taktikat” e Alonso për të mposhtur britanikun.
“Një prej takikave të Alonso ishte që e gjithë skuadra të ishte në anën e tij. Gjatë një momenti kur mbërrita në garë, vura re menaxherin e Fernandos që po shpërndante disa zarfe ngjyrë kafe te çdo person që nuk ishte në ekipin e Lewis.
Mbaj mend hapjen e zarfit dhe shoh 1500 euro. Ishte pak e dyshimtë. Ai po kërkonte të fitonte mbështetjen e çdokujt që nuk ishte pjesë e ekipit të Hamilton dhe po inkurajonte njerzit të kalonin në krahun e tij. Ekipi e mori vesh dhe detyroi të gjithë që të dorëzonin paratë për bamirësi.”- deklaroi Priestley.