
Liberia është njëra prej vendeve me problemet më të mëdha ekonomike në botë, ku korrupsioni dhe konfliktet civile kanë shkatërruar reputacionin e vendit.
Por së fundmi një skandal i vërtetë ka mbërthyer shtetin. Presidenti George Weah akuzohet se ka grabitur 88.3 milionë € të fshehura në një kontenier.
Dërgesa ishte porositur nga paraardhësja e tij Ellen Johnson Sirleaf nga Suedia dhe Kina. Paratë mbërritën muajin nënton kur ajo ishte presidente dhe u zhdoganuan në periudhën shkurt-mars, kur Weah mori detyrën e kreut të shtetit.
Opinioni publik i kërkon llogari Weah, i cili ia hedh fajin Sirleafit. Adresa e parave ka mbetur enigmë.
Poll