Futbollistët e Premier League vijojnë të bëjnë një jetë të shthurur.Jack Grealish, lojtari i Aston Villës është vënë në qëndër të një skandali. Mesfushorit 25 vjeçar i është publikuar një foto me një femër në hotel, e cila ishte pothuajse e zhveshur. Foto ka bërë xhiron e botës, ndërkohë që akoma nuk ka një reagim nga Aston Villa.
Grealish po bën një sezon fantastik në Premier League, ku në 9 ndeshje ka shënuar 5 gola. Jo vetëm kaq, pasi ndihma ndaj ekipit ka qënë e madhe. Kujtojmë që në sezonin e kaluar, ai shënoi 8 gola gjithë vitin.

Poll