
Jeremy Menez është kthyer në qendër të vëmendjes në Meksikë, jo për paraqitje të mira në fushën e blertë por për një skandal të publikuar sëfundmi në media. Një grua shumë afër Menez ka zbuluar për revistën Tv Notas arsyet e paraqitjeve të dobta të ish ftubollistit të Milanit dhe Romës, në Meksikë.
Festa të shumta, drogë dhe mungesa e përkushtimit sulmuesit pritet t'i kushtojnë shumë, teksa foto dhe video nga festa të shumta me drogë dhe femra nudo janë bërë pjesë e një dokumentari ndaj Jeremy Menez. Në një video të publikuar sulmuesi shfaqet me pjatë të mbuluar me pluhur të bardhë si dhe me një vajzë e cila "performon" kërcim hot për Menez.
Poll