
Vllaznia do të luajë nesër një ndeshje mjaft të rëndësishme, kundër Kukësit. Ajo që shqetëson është numri i lojtarëve që janë në dispozicion, ku trajneri Mirsad Jonuz do i duhet të bëjë pa 3 lojtarë: Emerson, Hygor dhe Walisumbi.
Emerson nuk është rekuperuar akoma nga dëmtimi, ndërsa Hygor nuk është bërë pjesë e ekipit për shkak të vdekjes së nënës së tij, para pak ditësh. Kartoni i kuq i marrë nga Walisumbi në ndeshjen ndaj Skendërbeut, i ka kushtuar shumë Vllaznisë, pasi ai nuk mund të luajë nesër.
Poll