
Torino do të luajë ditën e shtunë sfidën e radhës në kampionat ndaj Udinezes. Pas barazimit në derbi, 2-2 kundër Juventusit, skuadra torineze do të kërkojë të marrë më çdo kusht 3 pikë që janë jetike në garën për mbijetesë.
Për këtë ndeshje, Torino nuk do të ketë të gatshëm Sirigun. Portieri është infektuar me Covid-19 dhe do të qendrojë jashtë fushave për të paktën 10 ditë.
Ky është një shans i artë për Saimir Ujkanin, portieri e Kosovës që nuk ka debutuar ende këtë sezon në Serie A dhe as në Kupë. Portieri shqiptar është më i avantazhuar se portieri tjetër, Milinkovic-Savic e me shumë mundësi do ta nisë titullar ndaj Udinezes.
Poll