
Ryan Giggs tregon se Manchester United e shiti David Beckham në 2003 pasi ai “grindej çdo javë’ dhe “çdo gjë po I kalonte caqet”. Beckham nuk foli më me Sir Alex Ferguson pasi ai e qëlloi me këpucë në dhomën e zhveshjes duke I rënë mbi sy, në një humbje 2-0 me Arsenal në kupën FA.
Me këtë marrëdhënie që nuk kthehej pas, Beckham u shit te Real Madrid po atë verë me vlërën e 25million poundëve, një ikje prestigjoze nga Old Trafford pas zënkes me shefin.
Giggs u shpreh:” Besoj se arsyet kryesore ishin për futbollin. Mbase ishte koha për të sjellë dikë, ose lojtari po humbiste influencën e tij, ose ndoshta kishte ardhur koha. David Beckham grindej çdo javë dhe qe ky momenti për të dyja palët të lëviznin. “
Në librin e tij Ferguson shkruan:”Ishte pak metra larg meje dhe ndërmjet nesh ishte një rrësht me këpucë. Davidi shau. Iu drejtova dhe po I shkoja pranë, e ndërsa eca I gjuajta me një këpucë. E goditi drejt në sy. Sigurisht që u çua të më kundërvihej, por lojtarët e ndaluan. Ulu, I thashë. Mund të grindesh sat ë duash, port i ke zhgënjyer skuadrën”.