
Skuadra e Andi Lilës ka arritur një kualifikim dramatik ditën e sotme me ekipin e Odd Gronland. Ndeshja e parë kishte përfunduar 3-0 në favor të skuadrës së Pas Janinës, mirëpo Odd Gronland arriti të befasonte pasi shënoi dy gola pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë duke e çuar ndeshjen në kohët shtesë. Asnjë nuk e kishte menduar një rezultat të tillë, por futbolli i tillë është.
Ai që do të mendonte për kualifikimin e grekëve ishte Koutris në minutën 97. Kështu do të mbyllet ky takim pas 120 minutave lojë të luajtura.
Poll