Shtypi italian dhe konkretisht prestigjozja “Gazzetta dello Sport”, i ka kushtuar një artikull të veçantë pritjes madhështore, që i është bërë Kombëtares së Shqipërisë në Tiranë, pas kthimit nga Franca, ku la përshtypje nga më të mirat. Natyrisht, kjo gazetë fokusohet te vlerësimet, që i janë bërë birit të vet, trajnerit italian Xhani De Biazi, nga Kryeministri Edi Rama, i cili është drejtuar në italisht, duke bërë edhe ndonjë batutë.
Ja citimi i Ramës nga shtypi italian: “Faleminderit Xhani, je një mik i çmuar, një axurr i vërtet kur hyn në fushë, mbi të gjitha për të mos pësuar gol. Je një kuqezi në zemër, – shqiptar, – jo milanist. Roli yt tashmë i përket faqes më të lavdishme”, – i është drejtuar Kryeministri Rama trajnerit De Biazi në italisht.