Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shqipëria “zien” për zgjedhjen e kreut të SPAK, Begaj “arratiset” drejt Katarit për të parë ndeshjen, kroatja e “nxjerr zbuluar”

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria “zien” për zgjedhjen e kreut të SPAK, Begaj

E teksa në Shqipëri jeta politike po zien për shkak të zgjedhjes së re të kreut të SPAK, ku ka pasur “përplasje” dhe mes ambasadores së SHBA dhe kryeministrit Edi Rama, presidenti Bajram Begaj ka vendosur të ç’tensionohet nga kjo situata duke shijuar një ndeshje futbolli të Botërorit në Doha.

Ka qenë pikërisht ndeshja gjysmënfinale mes Francës dhe Marokut të cilën e kanë ndjekur me një interes të madh, jo vetëm liderët e dy vendeve dhe tifozët, por edhe presidenti i vendit tonë, Begaj.

Ka qenë  ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq ajo e cila ka nxjerrë “zbuluar” presidentin Begaj, pasi ai vetë nuk ka bërë publike asnjë detaj nga ky udhëtim.

Në “Facebook” ajo ka publikuar një sërë fotosh nga kjo ngjarje ku mes tyre shihet edhe presidenti Begaj i cili është duke komunikuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe me të.

Kujtojmë se ndeshja gjysëmfinale mes Francës dhe Marokut u mbyll me rezultatin 2 me 0 për “Gjelat”, të cilët do të luajnë përballë Argjentinës në finale më 18 dhjetor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga