
Kanë nisur sot takimet në grup të fazës eliminatore të Europianit 2017 për moshat U-17, ku Shqipëria kreu përballjen e parë me Italinë. Të besuarit e trajnerit Dzemal Mustedanagiç nuk kanë arritur që t'ia dalin ndaj Italisë, e cila ka mundur që të fitojë me gol të minutës së 62.
Në pjesën e parë kuqezinjtë kanë krijuar volum loje dhe raste goli, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës axurrët kanë shënuar me Merola-n, duke ruajtur rezultatin deri në përfundim të takimit.
Ndeshja e radhës do të luhet kundër Serbisë në datën 28 tetor, ndërsa sfida e fundit në grup është ajo kundër Maqedonisë më 31 tetor. Kuqezinjtë duhet që të fitojnë patjetër dy ndeshjet e radhës që të kualifikohen në Elite Round.
SHQIPËRI-ITALI 0-1
Shënues: Merola 62’
SHQIPËRIA: Sinani, Doda (Isufi 57’), Rama, Pjetri, Kalaj, Kumbulla, Gavazaj, Oshafi (Marishta 41’), Lakti, Kraja, Liço (Lekaj 63’). Trajner: Dzemal Mustedanagiç.
ITALIA: Ghidotti, Bellanova, Campeol, Rizzo Pinna, Anzolin, Bettella, Caligara (Ahmetaj 79’), Pellegri (Nivokazi 72’), Biancu (Visconti 39’), Merola, Candela. Trajner: Emiliano Bigica
Gjyqtarë: Eitan Shmuelevitz, Sagy Mazamber (Izrael), Johnathon Bryant (Uells)
Kartonë të verdhë: Liço 57’, Lakti 66’ / Caligara 15’, Candela 43’, Anzolin 73’