Shqipëria U-15 luan miqësoren e parë me Maqedoninë e Veriut U-15 në Ohër

Shqipëria U-15 ka zhvilluar sot miqësoren e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, që u luajt në stadiumin “Biljanini Izvori” të Ohrit. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur dhe e luftuar, që u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të maqedonasve me një gol të realizuar në minutat shtesë të sfidës.

Trajneri i Kombëtares U-15, Armand Damo e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Aron Kamberi, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Ktistian Buhuri, Dion Vata, Petro Marku, Majkol Luka, Henry Lleshi, Elson Himallari, Arbër Lleshi, Denis Matraku.

Kuqezinjtë e nisi mirë lojën dhe krijojnë raste për shënim, duke treguar futboll të bukur. Në minutën e 38-të Shqipëria kalon në avantazh pasi Matraku merr një krosim në thellësi dhe pasi fiton duelin me mbrojtësin i vetëm me portierin godet saktë me të djathtën, duke e dërguar topin në rrjetë. Me rezultatin 1-0 mbyllet dhe pjesa e parë, teksa pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm. Maqedonasit përpiqen të reagojnë dhe minutën e 48-të fitojnë një 11-metërsh, që transformohet në gol nga kapiteni Dzangarovski, duke çuar shifrat në 1-1.

Por kuqezinjtë kundërpërgjigjen shumë shpejt dhe dy minuta më vonë pas një aksioni në zonë fitojnë një 11-metërsh. Nga pika e bardhë ekzekuton saktë Arbër Lleshi, i cili kalon sërish në epërsi kuqezinjtë 2-1. Ndërkohë të dy trajnerët bëjnë disa zëvendësime, duke aktivizuar edhe lojtarët e stolit. Në minutën e 60-të arbitri akordon një tjetër penallti për Maqedoninë e Veriut dhe është sërish mbrojtësi Dzangarovski, që godet saktë, duke barazuar rezultatin në 2-2.

Në minutën e fundit shtesë maqedonasit arrijnë të shënojnë golin e fitores me Mamutin, i cili merr një top në qendër të zonës dhe godet saktë me të majtën, duke vulosur rezultatin përfundimtar në shifrat 3-2. Pavarësisht rezultatit paraqitjen e kuqezinjtë ka qenë pozitive, ndërsa trajneri Damo ka mundur të testojë lojtarët e ftuar për këtë grumbullim.

Kombëtarja U-15 ka nisur grumbullimin që të dielën e 4 qershorit në Pogradec, ndërsa pas miqësores së parë ekipi do të akomodohet në Elbasan, ku do të përgatitet edhe për takimin e dytë miqësor kundër Maqedonisë së Veriut më 9 qershor në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 18:00.

Lidhura

Next Post

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin













NDESHJET E RADHËS

KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.