Kombëtarja e Shqipërisë luan nesër(25 mars) ora 19:00, miqësoren e programuar përballë Suedisë. 19 mijë është numri i biletave të raportuara të shitura rreth 24 orë para ndeshjes.
Në stadium pritet të ketë numër të konsiderueshëm tifozësh shqiptar. “Friends Arena” që do presë këtë ndeshje në Stokholm ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh.
Kuqezinjtë shkojnë në këtë takim, pasi humbën miqësoren më 22 mars përballë Kilit. Disfata me rezultatin 0 me 3 në Itali ishte e papritur dhe për sfidën ndaj Suedisë mund të ketë ndryshime në formacionin titullar.
Poll