Shqipëria e Femrave ka mundur 1-3 Kosovën, në sfidën e Fadil Vokrrit që vlejti për kualifikueset e Kupës së Botës. Goli i parë erdhi nga vajzat kuqezi, që shënuan me Maksutin në minutën e 19-të. Dyfishimi do vinte nga Megi Doçi, që do “tundtte rrjetën” në minutën e 45-të. Dardanet nuk do dorëzoheshin dhe do reagonin brenda pjesës së parë me Biqkaj.
Në të dytën, vazjat kosovare rrisin presionin dhe i afrohen disa herë barazimit, por ishin të pafat. Kur nuk shënon, e pëson dhe kështu ndodhi. Shqipëria realizoi edhe golin e 3-të në minutën e 83-të me Krasniqin.
Sa i përket rënditjes, vajzat e Grimës janë në vendin e katërt me 7 pikë, ndërsa kundërshtarët e sotëm një vend më poshtë me 4 pikë.