Tre ditë pas zhdukjes, ende nuk ka asnjë gjurmë për futbollistin Emiliano Sala. Sipas ekspertëve të aviacionit, avioni me të cilin po udhëtonte futbollisti i Premier League mund të jetë rrëzuar nga një masë akulli që ka pasur një nga krahët.
Ndërkaq, mediat e huaja raportojnë se policia e Guernseyit rifilloi kërkimet për të gjetur rrënojat e avionit këtë mëngjes.
“Ne po fillojmë kërkimet duke përdorur aeroplanin e Kërkimit Ajror të Kanalit Channel të Burhou, Casquets, Alderney, në bregun verior të gadishullit të Cherbourg, në bregun verior të Jersey dhe pastaj mbrapa Sark”, tha policia.
Një ekspert i aviacionit ka thënë se besojnë se mesazhet në ËhatsApp të Sala për gjendjen e avionit i cili drejtohej nga piloti Dave Ibbotson treguan akullin.
Eksperti i tha The Sun se: “Ka njoftime se futbollisti po shkruante duke thënë se avioni po lëkundej pasi po thyhej akulli që kishte në krah”.
Ata shtuan se avioni do të ketë zbritur në ndonjë vend, përndryshe rrënojat do të ishin gjetur deri tani.