Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shpërthen ish-trajneri i Vllaznisë ndaj Bakajt: Spurdhjak, bastard, palaço! Do t'ia dalim dhe pa ty, o Kal Troje

Shkruar nga NEWSPORT

Edi Martini nuk ka ndërmend të tërhiqet nga deklaratat e tij kundër Elis Bakajt.

Pak minuta pasi Bakaj kishte bërë një sqarim në profilin e tij në Facebook, ku shkruante se atë nuk mund ta kritikonin disa ish-trajnerë që luajnë bixhoz, pikërisht ish-trajenri i Vllaznisë ka reaguar në profilin e tij në Facebook me një status kundër Elis Bakajt, teksa e qaun sulmuesin "spurdhjak, pa moral, bastard dhe palaço".

Statusi i Edi Martinit:

"Bakaj po kërkoj fesbukun tënd por nuk po arrij ta gjej sepse një foto profili e ke të Tiranes një të Partizanit dhe një të Dinamos, por nuk pashë asnjë foto të origjinës tënde. Degjo ketu more spurdhjak i vogël. Kam 5 muaj që të kam kritikuar, por ti nuk e gjete burrërinë të ktheje përgjigje, por tani që ike ke filluar të flasesh e kjo është pjesë e karakterit tënd bastard. Nuk je gjë tjetër vetëm një palaço i vogël në duart e atyre që të blejnë e të shesin sa herë kanë nevojë. E pra ti more spordhiak nuk je gjë tjetër veq një pjesë e imoralitetit të futbollistave si puna jote. Ti nuk ma ke borgj vetëm mua po komplet Shkodres. Mu njerzit më njohin mirë dhe e dinë kush jam more palaço. Mendova se kisha burrërinë të heshtje, por jo, ti je aq bastard e imoral e burracak sa që kur ikën flet. Edhe pa ty do t'ia dalim more kale troje", shkruan Martini në profilin e tij në Facebook.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga