Keisuke Honda është shumë pranë largimit nga skuadra e Milanit. Mesfushori japonez nuk është i lumtur në Milano dhe ka kërkuar të largohet gjatë periudhës së merkatos verore.
Sipas “Sky”, edhe trajneri Montella nuk është i kënaqur nga japonezi dhe nuk e llogarit në planet e tij.
Mesfushori i Milanit do të transferohet në Premierligë ose Bundesligë, pasi disa skuadra nga këto liga kanë shprehur interesim për të. Ditët në vijim priten të reja në lidhje me të ardhmen e japonezit.
Shokohet Milan, mesfushori kërkon largimin
Keisuke Honda
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.