
13 futbollistë të Premier League rezultuan se kishin përdorur kokainë ose ekstazi në testet e kryera nga viti 2012, por federata nuk ka bërë të ditur asnjë emër.
Mediat angleze publikojnë lajmin duke shtuar se kontrollet janë zhvilluar kur lojtarët nuk po përgatiteshin për një ndeshje. Anonimati i futbollistëve u mbajt, pasi po ndihmohen që të rehabilitohen.
Pak ditë më parë “Daily Mail” zbuloi se sulmuesi i Stoke City, Saido Berahino kishte rezultuar pozitiv në kontrollin e kryer shtatorin e kaluar duke u pezulluar për 2 muaj.
Nga qershori i 2012 deri në qershor të 2016 janë zhvilluar me mijëra teste. Federata Angleze e Futbollit parashikon që këtë sezon të kryejë më shumë se 3 mijë kontrolle antidopingu