
Është luajtur ditën e sotme java e 4-të e kampionatit maqedonas. Shkëndija e Tetovës pas dy barazimeve edhe një humbje ka arritur të marrë fitoren e parë. Kuqezinjtë kanë fituar 4-0 në shtëpi ndaj Makedoni GP duke marrë kështu 3 pikët e para në kampionat.
Në ndeshjet e tjera, Borec barazoi 1-1 ndaj Bregalnica, Shkupi fitoi 1-0 ndaj Pelister, Rabotnicki 2-1 ndaj Tikves. Fitore mori edhe Struga që mposhti me rezultatin e thellë 4-2 Shkupin. Pas kësaj jave, Struga udhëheq me 8 pikë kampionatin, ndërsa ndjek Akademia Pandev, Renova, Rabatnicki dhe Shkupi me 7 pikë .
Poll