Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Shkëndija - Mlada Boleslav, pjesa e parë nuk njeh fitues

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëndija - Mlada Boleslav, pjesa e parë nuk njeh fitues

Shkëndija po luan me skuadrën e Mlada Boleslav, takim i vlefshëm për raundin e tretë eliminator të Europa League. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0. Një paraqitje shumë  e mirë e shqiptarëve të Maqedonisë, por që nuk kanë mundur të konkretizojnë rastet e krijuara siç duhet. Kapiteni Ferhan Hasani kishte dy raste të pastra, por portieri mik nuk i la mundësinë t'i gëzohet një goli në këtë fraksion loje.

Një takim mjaft i mirë nga kuqezinjtë e Maqedonisë, të cilët do të tentojnë të fitojnë që të jenë sa më afër kualifikimit. Një kualifikim i mundshëm do të thotë, hapja e një faqe të re në historinë e futbollit për Shkëndijën e shqiptarëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga