Ditën e sotme janë zhvilluar katër ndeshjet përmbyllëse të javës së 25-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. Në këto katër ndeshje u shënuan plot 17 gola.
Shkëndija ia doli të triumfonte në shtëpi përballë Bregalnica Stip. Kuqezinjtë nga Tetova fituan me rezultatin 4-1 duke shkuar kështu në kuotën e 48 pikëve dhe duke ‘blinduar’ vendin e tretë.
Pa probleme fitoi edhe Struga përballë Voska Sport. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro triumfon me rezultatin 3-1 duke shkuar kështu në vendin e parë me 54 pikë, 3 më shumë se Shkupi ndjekës.
Në ndeshjet e tjera, Gostivari u mposht 1-4 nga Makedonija GP, ndërsa Brera Strumica fitoi 3-1 kundër Rabotnickit.
[caption id="attachment_732240" align="alignnone" width="654"] Tabela e klasifikimit në ligën e Maqedonisë së Veriut[/caption]