
Shumë emra të njohur u përfolën për t'u transferuar te Shkëndija e Tetovës. Odise Roshi, Kristal Abazaj apo Eraldo Çinari ishin në mesin e futbollistëve që mediat në maqedoni i çuan te Shkëndija e Tetovës. Por, merkato e tyre papritur ka marrë kthesë. Siç raporton "infosport.mk", kuqezinjtë do të marrin Kire Markoskin.
Ai ka ndërprerë kontratë Shkupin dhe kësisoj pritet t'i bashkohet Shkëndijës së Tetovës. Sulmuesi i krahut do të udhëtojë drejt Antalias për të nisur fazën përgatitore me kuqezinjtë. Ai ka luajtur në 20 ndeshje ku ka shënuar 4 gola.
Poll