
Ishte paralajmëruar prej kohësh, por vetëm sot ka ardhur shkëmbimi "kokë më kokë" mes Olsi Teqjës dhe Harallamb Qaqit. Supersport raporton se drejtuesit e Kamzës kanë gjetur dakortësinë me ata të Kukësit dhe prej ditës së sotme, të dy lojtarët do të vihen nën urdhrat e trajnerëve respektivë.
Olsi Teqja e pati shprehur hapur dëshirën për të provuar një aventurë të re, por ishte kontrata ajo që e mbante lidhur me klubin kryeqytetas. Duhet theksuar që ka qenë edhe dëshira e vetë dy lojtarëve për të provuar një aventurë ndryshe nga jo aktualja. Kjo lëvizje konfirmon edhe një herë marrëdhëniet e mira të drejtuesve të dy klubeve me njëri-tjetrin.
Poll