Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shkarkimi i Frank Lampard, Jurgen Klopp kritikon drejtuesit e Chelsea-it: Ishte i nxituar

Shkruar nga NEWSPORT
Shkarkimi i Frank Lampard, Jurgen Klopp kritikon drejtuesit e Chelsea-it: Ishte

Jurgen Klopp ka kritikuar drejtuesit e Chelsea-it për shkarkimin e Frank Lampard nga drejtimi i skuadrës angleze. Trajneri gjerman i Liverpool ka dalë në krah të ish-mesfushorit të njohur duke u shprehur se afrimet e verës, duan kohën e vet për t'u përshtatur me skuadrën.

I pyetur nga mediat se çfarë mendonte për largimin e homologut të tij te "Blutë e Londrës", ai ka thënë:

"Më duhet të them është vërtet e vështirë, të jem i sinqertë. Mendoj se Chelsea bëri punë të mrekullueshme në tregun e transferimeve në verë, duke sjell lojtarë të mirë dhe gjëra të tillë kërkojnë kohë.

Një vendim aq i shpejtë ishte i vrazhdë mendoj unë. Abramovich të japë disa mundësi, para, lojtarë dhe çfarëdo tjetër... por nuk është njeriu më i durueshëm në botë.

Më vjen keq për Frankun, vërtet, sepse ai është trajner i ri dhe shumë, shumë i talentuar dhe ia uroj të gjitha të mirat. Jam i sigurt se ai do të jetë mirë", ka thënë ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga