Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shënoi dy gola përballë Realit në derbi, Alvaro Morata: Fëmijët do të shkojnë në shkollë me fanellën e Atleticos, janë krenarë për ne

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi dy gola përballë Realit në derbi, Alvaro Morata:

Atletico Madrid fitoi mbrëmjen e djeshme derbin përballë Realit. Një ndeshje përfekte nga ‘Los Colchoneros’ të cilët trimfuan me rezultatin 3-1.

Lojtari më i mirë në fushë ishte padyshim Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll arriti të shënonte dy gola në portën e ish-ekipit të tij, duke i siguruar Atleticos një fitore të rëndësishme.

Sulmuesi 30-vjeçar foli pas derbit, teksa nuk e fsheh lumturinë e tij.

“Jam shumë i lumtur për të gjithë këta tifozë. Unë e dija se ata një ditë do të kishin rolin më të rëndësishëm dhe kështu ishte. Kishte një atmosferë të pabesueshme, ishim të gjithë bashkë. Ne dhamë gjithçka në fushë, teksa ata dhanë gjithçka në tribuna. Mendova për atë që tha trajneri, që nesër fëmijët do të shkojnë në shkollë me fanellën e Atleticos dhe do të jenë krenarë për ne”, u shpreh sulmuesi i Atletico Madrid.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga