
Bruno Fernandes ka refuzuar tentativat e shumta nga Arabia Saudite për të qëndruar në Manchester United, ku pritet të emërohet kapiten i klubit.
Portugezi nuk ka ndërmend të largohet nga Old Trafford këtë verë, pasi kishte refuzuar oferta të shumta nga sheikët, sipas Fabrizio Romano. Klubet që i kanë bërë propozime 28-vjeçarit janë të paidentifikuar, por do të duheshin para serioze për të joshur një lojtar të shtatit të tij.
Në vend që t'i bashkohet eksodit të emrave të mëdhenj në Lindjen e Mesme, Fernandes dëshiron të qëndrojë në United, ku pritet të zëvendësojë Harry Maguire si kapiten pasi mbrojtësit iu hoq detyrat.
Fernandes është rikthyer në United për stërvitje para-sezonale pas një pushimi të zgjatur, dhe ai pa dyshim do të vazhdojë të jetë një çelës kyç për klubin ndërsa ata vazhdojnë stërvitjet nën urdhërat e Erik ten Hag.