Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shehi i lumtur: Shohim vetëm Tiranën, Laçi me një nga fushat më të mirë në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Shehi i lumtur: Shohim vetëm Tiranën, Laçi me një nga

Orges Shehi ka folur pas fitores 3-1 në Laç kundër kurbinasve. Trajneri i Tiranës deklaroi për mikrofonin e Oversport:

“E thashë edhe dje që ishte ndeshje e vështirë. Laçi ka cilësi. Duhet të ishim të kujdesshëm. Mendoj se e kemi interpretuar. Akoma janë edhe dy ndeshje. Duhet të shohim vetëm punën tonë. Ndeshjet janë afër shumë.

Fitoret e vazhdueshme? Ne shprehemi mirë në këtë fushë. Është një nga fushat më të mira në Shqipëri. Ka disa specifika që duhet të qëndrosh ngushtë për të krijuar hapësira. Na vjen mirë që dolëm me fitore. Ka shumë rëndësi momenti ku jemi. Guindo dhe Shkurtaj janë lojtarë që duhet të kesh kujdesat topat e dytë. Në pjesën e parë na vunë në vështirësi me topat e parë. Çdo skuadër ka pikat e forta dhe të dobëta të tyre”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga