Xherdan Shaqiri po shijon pushimet verore në brigjet e Shqipërisë pas eliminimit nga Europiani, ku ai përfaqësonte ngjyrat e “Helvetëve”. Shtatshkurtri i mesfushës zviceriane ka postuar një foto në profilin e tij në “Instagram”, teksa shfaqet me disa fansa të cilët dëshirojnë të kenë një foto me të. Duket kjo si një pendesë e 24-vjeçarit nga Gjilani që ka zgjedhur të luajë për një kombëtare tjetër, teksa po shijon bukuritë e vendit të tij. Shaqiri i pyetur nga mediat e huaja nëse do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës Zviceriane, ka deklaruar që nuk mund të flasë për të ardhmen, duke lënë në këtë mënyrë gjithçka të hapur. Ai mund t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës në të ardhmen, e cila është pranuar nga FIFA dhe do të marri pjesë në eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.