Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Shans i artë për kuqezinjtë e minifutbollit, Shqipëria gati të shkruajë historinë me Kolumbinë

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit merr pjesë në Kupën e Botës që po zhvillohet në Essen të Gjermanisë. Pas dy ndeshjeve të para në fazën e grupeve, kuqezinjtë ia kanë dalë të marrin vetëm një pikë teksa humbën ndeshjen e parë me Portugalinë ndërsa me Moldavinë u ndalën në barazim 1-1.

[caption id="attachment_695636" align="alignnone" width="431"]Renditja pas dy ndeshjeve te para Renditja pas dy ndeshjeve te para[/caption]

Xhuliano Reci ishte shënuesi që kaloi në avantazh Kombëtaren tonë por më vonë do të vinte edhe goli i barazimit. Shanset për kalimin e grupeve janë mëse reale. Në ndeshjen e fundit me Kolumbinë, nesër në orën 09:00, mjafton edhe një barazim dhe do të jenë pjesë e 32 skuadrave më të mira të botës.

Pavarësisht rezultatit, vlen të theksohet një lojë mjaft e bukur nga djemtë tanë, ndryshe nga më përpara. Një grup i ndërtuar me lojtarë që premtojnë sukses për të ardhmen. Mbështetja nga tifozët është e madhe teksa në të dy ndeshjet e para kishte një dyndje kuqezi që pushtuan stadiumin.

[gallery jnewsslider="true" jnewsslider_title="Tifozet shqiptare ne mbeshtetje te Kombetares shqiptare te minifutbollit ne Kupen e Botes, Gjermani" ids="695637,695638,695639,695640,695641,695642,695643,695644"]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga