
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes po përjeton një rini të dytë në pankinën e Dardanëve.
Ecuria pozitive me kombëtaren, ku e ka drejtuar në 15 takime pa humbje, rrit besimin te zvicerianit për një kualifikim në Euro 2020.
Në prag të ndeshjes kualifikuese në "Wembley" kundër Anglisë, Challandes i ka befasuar të gjithë gazetarët, ku me "këmbë dhe duar" ka shpjeguar taktikën që ndjek për të fituar një takim.
Challendes dëgjohet teksa ulëret "shkoni" disa herë, duke aktruar me gishta. Ai pranon se teknikat dalin nga koka e tij dhe më pas hyjnë në fuqi në fushë.
"Ishte një ëndërr ta rrahësh Anglinë. Shpresoj vetëm të luaj dhe t'i bëhemi makth Anglisë. Lojtarët tanë mund të mos jenë emra superstar, por të gjithë janë të gatshëm të luajnë për këtë ekip dhe të luftojnë për të."-tha Challandes në konferencën për shtyp.
Takimi mes Anglisë dhe Kosovës do të luhet nesër, të martën, duke nisur nga ora 18:00. Aktualisht, dy kombëtaret mbajnë vendin e parë dhe të dytë në grupin A, të distancuara me një pikë.