
Sonte në mbrëmje luhet sfida që d të vlejë kreun e klasidikimit të Serisë A në futbollin italian. Inter pret Juventusin në orën 20:45. Inter vjen nga humbja 2-1 ndaj Barcelonës ndërsa bardhezinjtë nga fitorja 3-0 ndaj Leverkusen. Zikaltërit ndodhen në krye të klasifikimit me 18 pikë, dy më shumë se "zonja e vjetër". Të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur dhe pritet që spektakli të ndiqet në mbi 200 vende të botës.
Lukaku kthehet nga dëmtimi dhe Konte do jetë më i qetë përsa i përket fazës sulmuese. Nga ana tjetër, Sarri vuan në mbrojtje duke i besuar Kuadrados postin e djathtë. Higuain shihet serish titullar.
INTER (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; D'Ambrosio, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah; Martinez, Lukaku
JUVENTUS (4-3-3): Shezni; Kuadrado, Bonuci, De Ligt, Aleks Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Ramsey, Higuain, Ronaldo