Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Sezoni i Marash KUMBULLËS, mbrojtësi shqiptar: Shumë gjëra pozitive, pres suksese me Kombëtaren dhe Romën

Shkruar nga NEWSPORT
Sezoni i Marash KUMBULLËS, mbrojtësi shqiptar: Shumë gjëra

Marash Kumbulla luajti sezonin e tij të parë me Romën. Mbrojtësi shqiptar bëri paraqitje të mira, duke fituar vendin e titullarit. Lojtari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se ka qënë një edicion emocionues dhe mezi pret sezonin tjetër. Gjithashtu, nuk mund të lihet pa përrmendur goli i parë me kryeqytetasit, apo edhe rritjen me Kombëtaren shqiptare të futbollit.

"Pas dy provave të rëndësishme me ekipin tim kombëtar, sezoni im ka mbaruar. Për mua ishte emocionuese: debutimi im me fanellën e Romës në garat europiane, goli im i parë me këtë fanellë, goli im i parë në Serinë A, rritja ime me Shqipërinë, me të cilën kam një ëndërr dhe synimin e arritjes së objektivave të rëndësishëm. Ka pasur kaq shumë gjëra pozitive. Nga ana tjetër, ato negative më ndihmuan shumë për të mësuar. Është vetëm fillimi dhe unë dua të vazhdoj të rritem. Mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm dhe shpresoj që më në fund të jem në gjendje të takoj tifozët në "Olimpico". Faleminderit!"- shkruan ai.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga