
Adnard Mehmeti ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij te skaudra e Erzenit. Shijakasit janë surpriza e këtij sezoni pavarësisht se tani po luftojnë për mbijetesë dhe një prej lojtarëv që kanë kontribuar për këtë sukses të tyre është padyshim edhe mesfushori nga Vushtrria.
Një 8-sh tipik, 1.90 i gjatë i cili luan mirë me topin dhe i aftë të bëjë të dyja fazat e lojës, 22-vjeçari është një lojtar që mund të luaj në çdo klub të Superiores. Merkato e verës është pranë dhe lojtari ka një kontratë që skadon më 30 qershor dhe në këtë mënyrë shumë klube të Superiores dhe jo vetëm, mund të kenë emrin e Mehmetit në listën e tyre të objektivave.
Poll