
Sevilla nuk e ka më në planet e saj Adnan Januzaj, teksa bisedimet me Valencian ecin në rrugën e duhur për huazimin e lojtarit me origjinë shqiptare. Sipas “Marca” raportohet se 27-vjeçari e dëshiron kalimin te skuadra e Gattusos, pasi kërkon të ketë më shumë minuta në dispozicion ku të tregonte edhe gjithë potencialin e tij.
Sevilla kërkon të përfitojë nga huazimi i tij në mënyrë që të bëjë të tjera afrime gjatë kësaj merkatoje në mënyrë që të përfocojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit, dhe kalimi i Januzaj te Valencia duket më se i arrirë.
Poll