
Pasditen e sotme, janë luajtur ndeshjet e javës së 19-të, në Seria A. Ajo që ka rënë në sy ka qenë fakti që të gjitha ekipet e mëdha kanë dalë me triumf.
Juventusi fitoi në një ndeshje dramatike ndaj Sampdoria, 2-1. Interi fitoi në transfertën e vështirë të Empolit, me golin e shënuar nga Balde. Ndersa Roma, doli me një fitore në fushën e Parmës, me rezultatin 0-2.
Vlen për tu theksuar se Lazio, ku luan Strakosha, ka barazuar 1-1, përballë skuadrës shumë të fortë të Torinos.
Ndërkohë po luhet ndeshja e Napolit me Bolognan, mdersa në orën 20:30, luan Milani kundër SPAL, në fushën e vet.
Rezultatet e sotme:
Juventus-Sampdoria 2-1
Chievo-Frosinone 1-0
Udinese -Cagliari 2-0
Sassuolo- Atalanta 2-6
Lazio-Torino 1-1
Empoli -Inter 0-1
Parma-Roma 0-2
Genoa-Fiorentina 0-0
Napoli- Bologna 1-0 (min 45)
Milan-SPAL 20:30