Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Seria A deri në fund të gushtit, presidenti i Torinos i shqetësuar: Ku do t’i gjejnë energjitë për sezonin e ri?

Shkruar nga NEWSPORT
Seria A deri në fund të gushtit, presidenti i Torinos i

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, foli për rifillimin e Serisë A në sfondin e pandemisë së Coronavirusit, ku shprehu dyshimet lidhur me rifillimin e kampionatit. Ai u shpreh se lojtarët rrezikohen nga dëmtimet për shkak se nuk kanë luajtur për 2 muaj e gjysëm dhe se përfundimi i kampionatit në 20 gusht do shteronte energjitë e tyre për sezonin e ardhshëm.

"Mesa di unë data më të mundshme për rifillimin e kampionatit mund të jenë data 13 ose 20 qershor dhe Protokolli është gjithashtu gati. Sidoqoftë, ekziston një rrezik i madh që lojtarët të pësojnë lëndime, sepse nuk kanë luajtur për dy muaj e gjysmë. Në këtë pikë, ata duhet të jenë më të kujdesshëm dhe futbolli është një sport kontakti.”

All - Paragraf - 3

“Kam votuar për rifillimin e sezonit, si të gjitha klubet e tjera të Serie A, por ende kam disa dyshime. Nëse vazhdojmë të luajmë deri më 20 gusht, duke lënë gjithë energjinë tonë për këtë sezon dhe të përqendrohemi në të, çfarë do të bëjmë më pas?”

“Lojtarëve u duhet të paktën dy deri në tre javë pushim dhe pastaj një muaj tjetër trainimi para-sezonit për të qenë gati. Kjo do të thotë që nëse fushata aktuale përfundon në 20 gusht, e ardhmja nuk mund të fillojë deri më 20 tetor dhe verën e ardhshme do të ketë kampionat evropian. Duket e vësshtirë të realizohet”, tha Kajro.

Fillimi i Serisë A ka të ngjarë të shtyhet deri më 20 qershor, pasi në Itali, ndalimi i ngjarjeve sportive është zgjatur deri më 14 qershor.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga