
Silvio Berlusconi u diagnostikua me leucemi dy ditë më parë dhe tani është i shtruar në spital. 86-vjeçari ka filluar trajtimin me kimeo-terapi për kurimin e sëmundjes. Presidenti i Monzës ka marrë mesazhe kurajoje nga shumë personalitete të futbollit.
Gjithashtu ai mori edhe një mesazh nga trajneri i Juventus Massimiliano Allegri. Ish-trajneri i Milanit në kohën kur Berlusconi ishte president fitoi me kuqezinjtë një Scudetto në vitin 2010-2011.
Përpara sfidës së Juventusit me Lazion, ky ishte mesazhi i Allegrit në konferencën për shtyp: “I uroj një shërim të shpejtë Silvio Berlusconit, i dëroj një përqafim të ngrohtë duke shpresuar ta shoh sa më shpejt”.
Poll