Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Seleksionimi për futbollistet vajza në “Shtëpinë e Futbollit”, aplikimet vijojnë të jenë të hapura

Shkruar nga NEWSPORT
Seleksionimi për futbollistet vajza në “Shtëpinë e
Seleksionimi për futbollistet vajza

Federata e Futbollit vijon me përgatitjet për organizimin e seleksionimit për futbollistet vajza që aktivizohen brenda dhe jashtë vendit.

Seleksionimi është i vlefshëm për futbollistet e vitlindjes 2009, 2010 dhe 2011 dhe do të mbahet më 30 gusht, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë, duke nisur nga ora 09:00.

Ky aktivitet do të zhvillohet nën kujdesin e Drejtorisë Teknike dhe Departamentit të Skautizmit në FSHF, dhe ka për qëllim evidentimin e talenteve që mund të përfaqësojnë ekipet kombëtare të moshave në të ardhmen.

Vazhdojnë aplikimet për të marrë pjesë në këtë aktivitet, ku të gjitha vajzat e interesuara duhet të plotësojnë formularin përkatës dhe ta dërgojnë në adresën e email-it: [email protected] .

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga