Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Scudetto mes dy ekipeve të Milanos, flet Ze Maria: Milani e meriton, por Interi…

Shkruar nga NEWSPORT
Scudetto mes dy ekipeve të Milanos, flet Ze Maria: Milani e meriton, por

Milan dhe Inter garojnë deri në ditën e fundit të kampionatit në Serie A, në garën për titullin kampion, por janë kuqezinjtë e Stefano Piolit ata që kanë avantazhin prej dy pikësh dhe në ndeshje direkte.

Zikaltërit e Inzaghit duhet të shpresojnë për një fitore të Sassuolos kundër rivalëve të tyre të qytetit. Titulli kampion në Serie A është vendosur në këtë mënyrë në sezonin 1999-2000, i cili është dhe precedent më i fundit. Në këtë sezon, Juventusi kishte udhëhequr deri ndeshjen e fundit, por humbën ndeshjen e tyre kundër Perugias, duke ia dorëzuar titullin Romës.

Ish-trajneri i Tiranës, Ze Maria, i cili ka luajtur për skuadrën e Interit, foli për garën e titullit kampion në Serie A, duke u shprehur: “Djali im është një tifoz i çmendur i Interit. Do të isha shumë i lumtur nëse do të vendosej si në sezonin 1999-2000, por nuk e di nëse do të ishte e drejtë në aspektin futbollistik, sepse Milani është në formë të shkëlqyer dhe Interi ka humbur shumë mundësi

Si një ish-interist, shpresoj që zikaltërit ta fitojnë Scudetton, por nuk do të ishte e drejtë për sezonin që Milani ka pasur”, u shpreh Ze Maria.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga