
Kundërshtari i Partizanit në turin e tretë kualifikes të Champions League, Salzburgu, e ka nisur keq sezonin e ri në kampionatin austriak.
Salzburg u mposht 3-1 në transfertë nga Sturm Graz, edhe pse në fushën e lojës u zhvillua një ndeshje e luftuar nga të dy ekipet.
Kjo humbje është një lajm i mirë për Partizanin pasi kundërshtari nuk është në formën e tij maksimale. Një tjetër lajm i mirë për Partizanin është edhe fakti që mbrojtësi i djathtë i Salzburgut la fushën e lojës i dëmtuar gjatë kësaj ndeshjeje, por ende nuk dihet nëse dëmtimi është aq i rëndë sa ta pengojë të marrë pjesë në ndeshjen e së martës në "Elbasan Arena".
Poll