Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka uruar ekipin e Kukësit për arritjen historike në futbollin Shqiptar. Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Berisha thotë se Kukësi ka marrë kurorën e mbretit në futboll.
“Kukësi merr kurorën e mbretit të futbollit shqiptar!
Urimet më të përzemerta trajnerit, futbollistëve të ekipit që bënë historinë, tifozëve dhe mbarë qytetarëve të Kukësit për kurorën mbretërore të futbollit shqiptar! sb”